Reagim perfekt, 0:3 kundër Metalurgut
Ibraimi dhe Demiri realizojnë në 10-të minutat e para duke i dhënë epërsi të sigurtë të Shkëndijës, që më pas administroi pa problem lojën dhe me Zhuniorin në pjesën e dytë fiksoi fitoren bindëse 0:3.
Shkëndija ka sjell reagim të përkryer pas humbjes së javës së shkuar me Vardarin, duke mundur me rezultat bindës 0:3 Metalurgun në Shkup. ‘Kuqezinjtë’ zhvilluan takim të mirë dhe me dy gola të shpejtë në 10-të minutat e para zgjidhën fatin e takimit.
Metalurgu tentoi të sulmojë që në fillim, mirëpo një kundërsulm i Shkëndijës në minutën e 5-të sjell golin e epërsisë me autor Ibraimin, që shënon me një të majtë precize. Metalurgu ende pa marrë veten nga goli i parë, pranoi edhe të dytin. Sulm i Shkëndijës në krahun e majtë, Demiri hyn në zonë dhe tenton të krosoj, mirëpo topi mer një trajektore befasuese dhe parabolon portierin Taleski, duke u ndalë pas shpinës së tij.
‘Kuqezinjtë’ shohin veten në epërsi të sigurtë 2:0 dhe vazhdimi i takimit do të shndrohej në administrim të lojës dhe kursim të energjisë. Shkëndija kishte edhe të tjera mundësi shënimi, ndërsa në fund të pjesës së parë Radeski shënoi gol, por i njejti pa të drejtë anulohet nga arbitri Stavrev për shkak të pozitës jashtëloje edhe pse anësori sinjalizoi realizim të ‘kuqezinjëve’. Në pjesën e dytë trajneri Duro provoi me disa zëvendësime të ruajë freskinë në lojë, ndërsa rezultati i lejoi që të provoi disa kombinime në formacion. Bejtullai dhe Pollozhani luajtën si mbrojtës qendror, Cuculi shkoi në të majtë, ndërsa Demiri u transferua në mesfushë bashkë me Useinin, për t’i lënë Alimit të luajë pak më i avansuar.
Shkëndija kishte dominim dhe disa raste shënimi, por ndryshim nuk pati deri dhejtë minuta para fundit kur Zhunior dhe Ibraimi kombinojnë bukur, ndërsa braziliani godet preciz dhe fikson rezultatin final 0:3. Kështu Shkëndija rëmben fitoren e dytë sezonale dhe tregon se karikohet si duhet për vazhdimin e kampionatit, ku sfidë të re e pret që të mërkurën si vendase me Bregallnicën.
Urlala urla’ ‘shpikja’ e re e ‘Ballistëve’, nuk shohin dy golat e parë
Shkëndija në ndeshjen me Metalurgun kishte mbështetje të konsiderueshme dhe 80% e spektatorëve të pranishëm ishin mbështetës të ‘kuqezinjëve’. Nuk mungoi edhe grupi i tifozëve ‘Ballistët’ që përkrahën ekipin por për fat të keq arritja në stadium me vonesë prej 15-të minutave, duke bërë që mos shohin dy golat e parë të Shkëndijës. Gjithsesi ‘Ballistët’ nuk lanë pa lënë shenjë, duke prezantuar në tribuna një ‘shpikje’ të re të tyre, rritmin ‘Urlala urla’. Risi po, por gjithsesi u prit me pozitivitet nga pjesa tjetër e publikut.
Shkëndija në ndeshjen me Metalurgun kishte mbështetje të konsiderueshme dhe 80% e spektatorëve të pranishëm ishin mbështetës të ‘kuqezinjëve’. Nuk mungoi edhe grupi i tifozëve ‘Ballistët’ që përkrahën ekipin por për fat të keq arritja në stadium me vonesë prej 15-të minutave, duke bërë që mos shohin dy golat e parë të Shkëndijës. Gjithsesi ‘Ballistët’ nuk lanë pa lënë shenjë, duke prezantuar në tribuna një ‘shpikje’ të re të tyre, rritmin ‘Urlala urla’. Risi po, por gjithsesi u prit me pozitivitet nga pjesa tjetër e publikut.
METALURGU-SHKËNDIJA 0:3 (0:2)
Stadiumi: ‘Boris Trajkovski’ në Shkup
Shikues: 1 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra ndihmës: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Goran Georgievski
Golashënues: Ibraimi 5’, Demiri 9’ dhe Zhunior 80’ (Shkëndija).
Kartona të verdhë: Mitrevski (Metalurgu), ndërsa Totre (Shkëndija).
Karton i kuq:
METALURGU: Taleski, Ristovski, Gjorgievski, Naumoski (Stojanovski 46’), Angelov, Krivanjeva, Mersovski (Bujçevski 77’), Mitrevski, Bakraçeski (Naumoski 69’), Danoski, Jevtoski.
Trajner: Marjan Gerasimovski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi (Kirovski 75’), Cuculi, Hasani, Demiri, Radeski (Useini 46’), Zhunior, Totre (Bejtullai 58’), Ibraimi, Pollozhani, Todorovski.
Trajner: Shpëtim Duro
Related Post
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Leave us a reply