‘Kuqezinjtë’ pa shumë probleme janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales mundën si mysafir 5:0 Metalurgun. Duke patur epërsi 2:0 nga takimi i parë, trajneri Duro në këtë takim pushoi pjesën më të madhe të futbollistëve standard. Zhunior e Todorovski nuk u përfshinë fare, Alimi, Demiri dhe Ibraimi mbetën në pankinë, ndërsa nga një pjesë luajtën Rech dhe Cuculi. 90-të minuta luajti Shpend Asani dhe tregoi se është shpresë e madhe e Shkëndijës. Në terenin e vështirë për lojë, Shkëndija që në fillim vendosi dominim dhe kërkonte gol për të eliminuar gjithë dilemat e këtij dyluftimi. Pas disa rasteve të humbura, rezultati zhbllokohet në minutën e 32-të kur Shpend Asani shfrytëzon një top në zonë dhe me plasim të saktë me të majtën tund rrjetën vendase. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Marjan Radeski arrin të shënojë golin e dytë, duke bërë formalitet 45 minutat e dyta. Në minutën e parë të fraksionit të dytë Ennur Totre shënon për 0:3, ndërsa në minutën e 54 Hristijan Kirovski gjen rrejtën vendase për herë të katërt. ‘Manitën’ në këtë përballje e kompletoi Bojan Vruçina në minutën e 73-të, kur shërbehet me top pas një depërtimi të bukur të Totres. Kështu Shkëndija avanson më tej me rezultat të përgjithshëm 7:0.

METALURGU-SHKËNDIJA 0:5 (0:2)

Stadiumi ‘Boris Trajkovski’ në Shkup

Shikues: 500

Arbitër: Marjan Eckoski

Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Kushtrim Lika

Delegat: Salim Abdili

Golashënues: Asani 32’, Radeski 45’, Totre 46’, Kirovski 54’, Vruçina 73’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Vruçina (Shkëndija)

Karton i kuq: /

METALURGU: Taleski, Karanfilovski, Leskaroski (Digalovski 79’), Naumoski, Bujçevski, Mitrov, Ilieski, Shoposki (Kanzurov 63’), Jakimoski, Lekoski, Tanturovski (Dodev 79’).

Trajner: Alekso Mackov

SHKËNDIJA: Jovanovski, Abdulla, Bejtullai, Kirovski, Radeski (Vruçina 59’), Totre, Useini, Rech (Cuculi 46’), Asani, Pollozhani (Korenica 46’), Berisha.

Trajner: Shpëtim Duro

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.