-
H 2:0
- Attendance5000
- ||, UEFA Europa League Q1
- 2016-06-30 21:00
- Shkup
Super Shkëndijë në Liga Evropa që fiton 2:0 Krakovian. Polakët ishin me fat që nuk pranuan më shumë gol. Ibraimi realizon për epërsi pas një kombinimi perfekt pas një goditje dënimi, ndërsa Zhunior sjell golin e dytë pasi paraprakisht Hasani bëri ‘lëmsh’ dy futbollistë kundërshtar.
‘Kuqezinjtë’ shënojnë fitoren e dytë evropiane në historinë e klubit, pasi të enjten mbrëma mundën 2:0 Krakovian e Polonisë në takimin e parë të raundit të parë eliminator të Liga Evropa-s. Shkëndija shkëlqeu stadiumin ‘Filipi i Dytë’ që për fat të keq për dallim nga e kaluara nuk kishte shikueshmërinë e pritur, me tifozët që munguan në këtë ndeshje historike, bindshëm më të mirën të ‘kuqezinjëve’ në Kupat Evropiane. ‘Ballistët’ në element për 90-të minuta, duke vijuar të jenë lojtari i 12-të i ekipit. Ndeshja nis me një kanosje të fortë të Zhuniorit, që shkon për pak mbi portë, ndërsa në anën tjetër porteri Zahov shpëton rast të pastër kur futbollisti kundërshtar u gjet i vetmuar para portës. Shkëndija administronte lojën për mrekulli, duke lënë iniciativën kundërshtarit, ndërsa ngadalë merte ‘frenat’ e lojës për të thënë atë që kishin të thonin. Ishte minuta e 41 kur ‘kuqezinjtë’ fitojnë faul para zonë. Situatë standard prej ku Shkëndija ka disa lojtarë që dijnë të rrezikojnë, mirëpo kësaj rradhe në ‘meny’ kishte diçka tjetër. Skemë e bukur e lojtarëve, me Hasanin që vazhdon për Ibraimin, ndërsa sulmuesi me një të djathtë maksimalisht precize sjell delir në tribuna dhe epërsi për Shkëndijën. Në pjesën e dytë braziliani Zhunior ishte afër të shënojë për 2:0, kur lëviz bukur në zonën kundërshtare, mirëpo e djathta e fortë e tij godet vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Këtu braziliani ishte i pafat, mirëpo kjo mundësi do të ishte vetëm paralajmërim i asaj që do të pasonte më vonë. Ishte minuta e 68-të kur kapiteni Ferhan Hasani sjell spektakël duke bërë ‘lëmsh’ dy futbollistë kundërshtarë, ndërsa në vazhdim asisti në zonë ndiqet nga Zhunior që përcjell topin në rrjetë për 2:0 dhe festë të zakontë nga ai me shqiponjë. Shkëndija këtu hodhi në gjunj rivalin, ndërsa vetëm fati sportiv bëri që rezultati të mbetej vetëm 2:0. Ibraimi lëshon një predhë nga gjuajtja e lirë që ndalet me shumë mund nga Sandomierski, ndërsa pak më vonë Zhunior kishte edhe një mundësi tjetër për të realizuar, mirëpo shpëton mrekullisht Sandomierski. Në fund festa ishte e tëra ‘kuqezi’ me Shkëndijën që merr rezultat shumë pozitiv para ndeshjes së kthimit pas 7-të ditëve në Krakov të Polonisë.
SHKËNDIJA-KRAKOVIA 2:0 (1:0)
Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 5 000
Arbitër: Sandor Szabo nga Hungaria
Arbitra anësorë: Zsolt Varga dhe Balazs Buzas (Hungari)
Delegat: David Mc Dovell (Slloveni)
Golashënues: Ibraimi 41’ dhe Zhunior 68’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Demiri (Shkëndija), ndërsa Volakievicz (Krakovia)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Pollozhani), Cuculi, Ibraimi, Hasani (Juffo), Radeski, Zhunior (Taipi), Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
KRAKOVIA: Sandomierski, Litauski, Bejan, Vojcicki, Vestenicky (Vdoviak, Cetnarski (Çovilo), Daborvski, Volakievicz (Karachanakov), Deleu, Budzinski, Jendrishek. Trajner: Jacek Zielinski
Leave us a reply