Fitore e pastërt 0:3 në Turnovë

Vazhdon seria pozitive e ‘kuqezinjëve’ që fitojnë bindshëm tre takimet e fundit, me një gol-diferenë 11:1. Pas Metalurgut (0:3) dhe Bregallnicës (5:1), Horizonti është ekipi i rradhës që ka ndjerë ‘forcën’ e Shkëndijës, duke u dorëzuar me shifrat 0:3 në teren të vet para djelmoshave të Shpëtim Duros. Kapiteni Ferhan Hasani ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të shënuar, Todorovski shënoi një herë, ndërsa në dy golat e parë asistent ishte Besart Ibraimi.

Fillimi i takimit solli lojë të qetë nga të dyja palët, që sikur në minutata e para masnin forcat e tyre dhe ndoshta edhe të ndikuara nga temperaturat e larta nuk arrinin të sjellin performansën e pritur.

Gjithsesi Shkëndija arriti që të materalizojë shpejtë sulmet, kur në minutën e 13-të Ibraimi vertikalizoi saktë për Hasanin, ndërsa kapiteni ‘kuqezi’ me mjeshtri përcjell topin mbi trupin e portierit vendas për epërsi të ‘kuqezinjëve’.

3455e2011fd9161-1024x692

Në vazhdim vendasit u munduan të kthehen në lojë, por pa mundur të sjellin ndonjë rrezik më serioz për portën e Jovanovskit, ndërsa në anën tjetër Zhunior, Ibraimi dhe Radeski nuk arrijnë të sjellin golin e dytë. Gjithsesi Shkëndija para pushimit arriti të dyfishojë rezultatin kur në minutën e 43-të Zhunior dhe Ibraimi kombinojnë bukur, ky i fundit asiston drejt Todorovskit që arrin të përcjellë topin në rrjetë për rezultat 0:2.

Shanset dhe Golat



Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë. Shkëndija sulmonte dhe krijonte raste shënimi, ndërsa vendasit nuk arrinin të rrezikojnë më seriozisht portën e Jovanovskit. Pas tre rasteve të mira të humbura në minutën e 55-të Ferhan Hasani me golin e dytë personal arrin të çojë rezultatin në 0:3, që në fund u tregua të jetë epilogu final i takimit. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija administroi me qetësi lojën, një periudhë të caktuar ‘Ballistët’ argëtoheshin me ‘ole ole’, ndërsa në minutat e fundit rënie e panevojshme e lojës që mundësoi disa kansoje të vendasve, e që mbetën të pakonkretizuara. Shkëndija merr fitoren e tretë me rradhë dhe me një gol diferencë 11:1 në 270 minutat e fundit kap seri pozitive që ekipin e mban në rritmin e kërkuar në bazë të ambicieve të vendosura paraprakisht.

HORIZONT T.-SHKËNDIJA 0:3 (0:2)

Stadiumi ‘Kukush’ në Turnovë

Shikues: 700

Arbitër: Zoranço Temelkov

Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov

Arbitra shtesë: Toshe Icev dhe Nikolla Kostençev

Delegat: Toni Shalev

Golashënues: Hasani 13’ dhe 56’, Todorovski 44’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Ivanov (Horizont T.)

Karton i kuq:

HORIZONT T.: Stoilkov, Tashev, Iliev, Tafe, Mavrov, Koçoski (Stoilov 61’), Matute (Bozhinov 72’), Ivanov, Milushev, Pandev, Tanushev (Krstovski 72’).

Trajner: Shefki Arifovski

SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Hasani, Demiri, Radeski (Kirovski 67’), Zhunior (Vruçina 46’), Ibraimi, Pollozhani, Todorovski (Bojku 74’).

Trajner: Shpëtim Duro

Shpërndaje

Të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.