“Kuqezinjtë” kualifikohen në raundin e tretë të eliminatoreve të Liga Evropës, pasi eliminuan HJK Helsinkin e Finlandës me rezultat të përgjithshëm 4:2. Fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Strumicë, Shkëndija i shtoi barazim 1:1 në Finlandës. Radeski shënoi në rrjetë të gabuar për epërsi të Helsinkit, ndërsa Çelikoviç në minutën e 70-të realizoi për 1:1 duke shuar shpresat e vendasve për kualifikim. Kundërshtar i rradhës do të jetë Trakai nga Lithuania.  

 

Skuadra më e madhe finlandeze HJK Helsinki dorëzohet para Shkëndijës, me “kuqezinjtë” që fitojnë dy duelet me rezultat të përgjithshëm 4:2.  Vendasit me negativë 3:1 nga ndeshja e parë ishte e natyrshme të sulmojnë nga fillimi në kërkim të anulimit të këtij rezultati, mirëpo Shkëndija që u desh të nis ndeshjen pa Juniorin që ankohej në lëndim u shfaq mirë e vendosur në teren dhe pa ndonjë vështirësi neutralizonte sulmet e HJK Helsinkit, ndërsa në kundërsulme kërkohej goli. Ndryshimi erdhi kur dukej se vendasit nuk gjenin mënyrë për të rrezikuar edhe atë me autor futbollist të Shkëndijës. Pas një harkimi nga këndi në tentimin për të pastruar, Radeski me kohë shënon në rrjetë të gabuar, duke u dhënë vendasve epërsi 1:0. Barazimi mund të vinte shpejtë kur në minutën e 32-të kundërsulm i bukur i Hasanit dhe Ibraimit, mirëpo Radeski godet mbi portë nga një situatë shumë ideale. Pak para pushimit Ibraimi u gjet para golit, mirëpo bllokon në kohë portieri vendas. Në fillim të pjesës së dytë Ibraimi zhvilloi kundërsulm të shpejtë, mirëpo portieri vendas Dahne pranon topin pak para Hasanit. “Kuqezinjtë” vazhduan të sulmojnë në kërkim të golit dhe më afër shkoi Todorovski në minutën e 57-të kur goditja e tij u ndal në traversë, ndërsa Radeski në vazhdim çoi topin mbi traun e portës. Shanset e humbura ishin vetëm paralajmërim i asaj që do të pasonte në minutën e 70-të kur Hasani pasi depërton në zonë kthen topin për Çelikoviçn, ndërsa e majta e fortë e kroatit ndalet në rrjetën vendase për barazim 1:1. Këtu në masë të madhe mori fund historia e skuadrës që do të kalonte në raundin e tretë, pasi vendasit për kualifikim kishin nevojë për 4 gola. Në minutën e 83-të Hasani sërish në kundërsulm, por e djathta e tij shkoi mbi traun e portës. Deri në fund ishte Shkëndija që humbi disa mundësi për të fituar takimin, mirëpo gjithsesi edhe ky rezultat mjaftoi për të kaluar raundin e dytë dhe për të caktuar në të tretin dy takime me Trakain nga Lituania.

FOTOGALERIA E NDESHJES

HJK HELSINKI-SHKËNDIJA 1:1 (1:0) (agg.2-4)
Stadiumi: “Telia 5G-Arena” në Helsinki
Shikues: 6 000
Arbitër: Jarl Jonsson (Islandë)
Arbitra anësorë: Birkir Sigurdarson dhe Andri Vigfusson (Islandë)
Delegat: Ronit Glasman (Izrael)
Golashënues: Radeski a.g. 28’ (HJK Helsinki), ndërsa Çelikoviç 70’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Jelasto, Onovo (HJK Helsinki), ndërsa Zahov (Shkëndija)
Karton i kuq: /
HJK HELSINKI: Dahne, Pirinen, Yaghoubi (Dahlstrom 79’), Rafinha, Savage, Jalasto, Jallov (Valençiç 64’), Onovo, Annan, Pelvas (Mensah 73’), Obilor.
Trajner: Mika Lehkosua
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Hasani, Vujçiç (Bojku 79’), Çelikoviç, Radeski (Teqja 90’+3′), Todorovski, Abdurahimi (Totre 66’).
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post