Kuqezinjtë fitojnë 5:1 derbin e xhiros së 9-të në LPFMV me Vardarin në Shkup, duke rëmbyer tre pikë pas triumfit më bindës në duelet me rivalin nga Shkupi.
- Shkëndija fiton 5:1 transfertën me Vardarin në Shkup
- Vendasit avansuan me golin e Popzllatanovit në të 12-ën
- Ramadani, Ahmedi (2), Ibraimi dhe Totre sollën përmbysjen
- Sfida e rradhës me Gostivarin në kuadër të Kupës
Shkëndija del me tre pikë nga dueli me Vardarin në Shkup, pasi kuqezinjtë tanë fiton bindshëm 1:5 duelin e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja nisi me një tempo të qetë dhe matje të forcave, me Shkëndijën që kërkonte të vendoste autortiet në terren, mirëpo vendasit rezistonin mirë në terren dhe madje arritën të sulmojnë dhe të shënojnë. Ishte minuta e 12-të kur një top jo i pastruar mirë në zonën tonë, arrin te Micevski që shërben si ne penalti në lëvizje për Popzllatanov, ndërsa goditja e tij nga shtylla përfundon në rrjetë për rezultat 1:0. Nuk u hamendëm pas negativës dhe vetëm tre minuta u deshën për të kthyer simetrinë në rezultat. I riu Florent Ramadani lëviz bukur para zonës dhe me një të djathtë të fortë shënon gol debutues për ekipin e parë të Shkëndijës për barazim 1:1. Pak më vonë Ibraimi provon me goditje të fortë nga distanca, duke detyruar portierin Iliq në dy kohë të kontrollonte topin. Në minutat në vazhdim ishin vendasit që patën më shumë nga loja dhe u kanosën pa sukses disa herë me Petrkovskit, Mivevskin dhe Najdenovin, para se në anën tjetër kuqezinjtë tanë që sot luanin me fanella të bardha të tregojnë perfeksion në efikasitet. Valon Ahmedi pranon top në zonë dhe pasi me një lëvizje të bukur krijon hapsirë godet fortë për përmbysje dhe epërsi 2:1.
HT ⏱ Me golin e Ahmedit në minutën e 40 jemi në epërsi 1-2 pas pjesës së parë 💪
#Shkëndija #VardarShkëndija
Posted by KF Shkëndija on Saturday, October 17, 2020
Pjesa e dytë nisi me një mundësi të Dorievit që godet fortë me të majtën, ndërsa në aën tjetër ishim me fat kur vendasit në dy raste nuk gjejnë kuadrantin. Ndeshjes i dhamë qetësi në minutën e 61 kur Ibraimi shënon për 3:1 pas një kundërsulmi të vetë numrit dhe kombinimit me Paviçin që kërkoi para portës Ahmedin. Në vazhdim dy ekipet lëshuan nga një mundësi të mirë, fillimisht Popzllatanov nuk gjen kuadrantin, ndërsa në anën tjetër e djathta e fortë e Muratit ndalet nga Iliq. Dhjetë minuta para fundit tanët zhvillojnë kundërsulm dhe Totre pasi krijon hapsirë plason sakt për 1:4. Shkëndija solli edhe golin e pestë në minutën e 86-të kur Ahmedi goditi saktë nga penaltia, pasi paraprakisht fitoi vetë gjuajtje nga 11-të metra. Në fund tre pikët shkojnë në konton e Shkëndijës dhe kuqezinjtë tashmë kthejnë vëmendjen ka sfida me Gostivarin në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
🖐️ ÇKEMI ?!
Posted by KF Shkëndija on Saturday, October 17, 2020
VARDARI-SHKËNDIJA 1:5 (1:2)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Marjan Gocevski (Strumica)
Golashënues: Popzllatanov 12’ (Vardari), ndërsa Ramadani 15’, Ahmedi 40’ dhe 86’ pen., Ibraimi 63’ dhe Totre 80’ (Shkëndija)
VARDAR: Iliq, Velkoski , Micevski (c), Gjurkovski (Martinaga 46’), Petkovski (Bllazhevski 66’), Llazareviq (Partalko 81’), Popzllatanov (, Do Santos, Mirçevski, Petroviq (Radulloviq 81’), Najdenov.
Trajner: Aleksandar Vasovski
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Mexhiti, Alimi, Ibraimi (Es Sahal 83’), Ahmedi, Ramadani (Totre 46’), Doriev (Nafiu 77’), Murati (c) (Zejnullai 73’), Dita, Krivak.
Trajner: Ernest Gjoka