Kuqezinjtë barazojnë 1:1 me Borecin në Tetovë në duelin e xhiros së 4-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
- Shkëndija luan baraz 1:1 kundër Borecit në stadiumin e qytetit në Tetovë
- Bruno Dita me realizimin e parë me fanellën e Shkëndijës solli golin e barazimit
- Mario Stankovski ishte autor i golit të epërsisë për Borecin në minutën e 19-të
- Pason pauza kampionale shkaku i ndeshjeve të përfaqësueseve në Nation League
Shkëndija ndalet me barazim 1:1 në Tetovë në duelin e xhiros së katërt në LPFMV përballë Borecit. Një ndeshje që mendohej të sillte tre pikët e rradhës në kampionat, nuk shkoi ashtu si duhet pasi Boreci shkaktoi shumë probleme dhe pa veten në avantash nga minuta e 19-të, ndërsa deri në fund e tërra që mundëm të bëjmë ishte goli i Bruno Ditës për barazim dhe ndarje të pikëve. Kuqezinjtë që në fillim kërkuan të vendosin autoritet, por shansin e parë e kishin miqtë me Prelçec e djathta e të cilit shkoi pranë portës. Në minutën e 19-të Pelçec zhvillon aksion në të majtë dhe asiston para portës për Stankovskin, i cili shënoi për 0:1. Shkëndija u hodh në kërkim të barazimit dhe kishte dy mundësi të mira, kur fillimisht Imeri ngatërohet me topin në pozicion ideal, që më vonë e majta e Dorievit të ndalet në shtyllë. Gjithsesi presioni solli rezultat në minutën e 34-t kur harkimi i Ibraimit gjen në zonë Bruno Dita-n, i cili me kokë barazon shifrat në 1:1.
HT ⏱ Shkëndija 1 – 1 Borec
Barazojmë shifrat me golin e Bruno Dita-s në minutën e 34-tëPosted by KF Shkëndija on Monday, August 31, 2020
Pjesa e dytë filloi me nga një super mundësi për të dyja palët. Fillimisht një e majtë e fortë e Paviç-it ndalet në traversën e Borecit, që në anën tjetër portieri Rexhepi të ndal një shans ballë për ballë me sulmuesin mysafir Prelçec. Trajneri Gjoka me disa zëvendësime kërkoi t’i japë ekipit freski, por deri në fund nuk pati rezultat dhe ekipet u ndanë me nga një pikë pas barazimit 1:1.
Mungesa e fitores la të pakënaqur edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili pas ndeshjes potencoi se skuadrës i mungoi ideja për të goditur kundërshtarin në momentet që ekipi arriti të kthehet pas negativës.
“Mendoj që duhej të ishte zgjidhur ndeshja shumë më herët. E filluam shumë keq duke toleruar shumë kundërshtrin dhe si pasojë pësuam gol. Pastaj u rikthyem në lojë duke barazuar ndeshjen, por fatkeqësisht nuk ditëm të zgjidhnim takimin, sepse na kapi edhe nervozizmi. Mendoj se këto janë ndeshje të vështira për ne dhe duhet t’i zgjidhim që në fillim. Janë raste që duhet shfyrtëzuar për t’i dhënë frymë skuadrës”, deklaroi pas sfidës trajneri Gjoka.
Pas kësaj ndeshje pason pauza kampionale shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.
SHKËNDIJA – BOREC 1:1 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: /
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Dita 34’ (Shkëndija), ndërsa Stankovski 19’ (Borec)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Paviç, Bejtullai (c), Ibraimi, Totre (Es Sahal 83’), Ahmedi, Doriev (Zejnullai 73’), Dita, Krivak, Aliti (Murati 46’), Imeri (Nafiu 60’).
Trajner: Ernest Gjoka
BOREC: Mustafa, F. Ristovski, Stoimenovski (Gjorgjiev 89’), Stojçevski, Kocev, Prelçec (c), Silva (Desniq 83’), M. Ristovski, N. Risteski, Stankovski (Radoviç 60’), Peev.
Trajner: Gorazd Mihajllov