MATCH REPORT U18 | Skuadra U18 mundet 2:1 nga Akademia Pandev

Gjenerata e futbollistëve nën 18-vjeç të Shkëndijës kanë pësuar humbje 2:1 në takimin me Akademia Pandevin në Strumicë. Dy gola të shpejtë të vendasve në fillim të ndeshjes rezultuan vendimtar për epilogun e ndeshjes, me Shkëndijën që arriti vetëm deri te goli i nderit.

 

Shkëndija U 18 ka pësuar humbje 2:1 nga Akademia Pandev në ndeshjen e xhiros së 21 dhe të parafundit në Ligën e Parë të Maqedonisë në konkurencë të kadetëve. “Kuqezinjtë” që kishin mundur javën e shkuar Vardarin shpresonin të dalin me rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje, mirëpo humbja e koncentrimit në fillim të ndeshjes u kushtoi disfatë. Vendasit nisën vrullshëm dhe gjetën dy gola të shpejtë brenda vetëm dy minutave. Fillimisht në minutën e katërt Ilija Donov shënoi për epërsi 1:0. Futbollistët e Shkëndijës me të nisur nga qendra humbën shpejtë topin, ndërsa Akademia Pandev me anë të Ibraim Arif në minutën e 5-të shënojnë për 2:0. Dy golat e pranuar ishin përparësi e madhe për vendasit dhe Shkëndija megjithë insistimin nuk arrinte të kthehet. Goli në rrjetën vendase gjithsesi se erdhi kur Alban Rasimi në minutën e 85-të shënoi për 2:1. Mirëpo 5 minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të shmangur disfatën, kështu që tre pikët mbetën në saldon e skuadrës vendase.

Share Now

Related Post