MATCH REPORT U18 | Skuadra U 18 fiton tre pikë përballë Vardarit

Futbollistët e ekipit U 18 të Shkëndijës fitojnë 2:1 me përmbysje moshatarët e tyre të Vardarit.

Pas epërsisë së kundërshtarit, Alban Rasimi me dy gola solli fitoren dhe tre pikët. Shkëndija U 18 e Shkëndijës del me tre pikë nga përballja me Vardarin që përket me me xhiron e 20-të në Super Ligën e Kadetëve të Maqedonisë. Në një takim interesant dhe të hapur në të dyja palët, tre golat erdhën në pjesën e dytë. Përkundër shanseve para portave respektive, fraksioni i parë u mbyll me shifrat e fillimit 0:0. Në pjesën e dytë Shkëndija kërkonte epërsinë, mirëpo gol shënuan miqtë kur në minutën e 71 avansuan me anë të Abdulhadi Jahja-s.

Goli i pranuar nuk demoralizoi djemtë e trajnerit Bekim Osmani, të cilët vazhduan të sulmojnë dhe morrën shpërblimin në minutën e 76-të kur Alban Rasimi shënon për simetri në rezultat. Shkëndija U 18 nuk u ndal me kaq, vazhdoi të kërkojë më shumë dhe në minutën e 81 Rasimi gjen golin e dytë personal, për t’i dhënë ekipit epërsi 2:1, që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit.

Share Now

Related Post