MATCH PREVIEW | Xhiroja e 29: Shkëndija-Vardari

No image

Elita e futbollit vendor vazhdon në mesjavë me ndeshjet e rradhës, me Shkëndijën që në teren vendas pret Vardarin. Takimi luhet në Tetovë, me fillim në orën 16:00, ndërsa brenda ditës pritet vendimi i Komisionit të Disciplinës për incidentet e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës.

Futbolli vendor hyn në fazë intenzive, pasi sërish në program janë ndeshje në mesjavë. Pasi të mërkurën e kaluar u luajt gjysmëfinalja e Kupës së Maqedonisë pas së cilës Shkëndija  eliminoi Vardarin dhe u kualifikua në finale të Kupës, tani saktë pas një jave pason përballje e  re përballë të njejtit rival por kësaj rradhe për xhiron e 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Disa hapa fals në ndeshjet paraprake kanë distancuar skuadrën nga kreu i renditjes, mirëpo kjo nuk don të thotë se do të ndryshohet përcaktimi për të kërkuar fitoren në çdo ndeshje.

Kapiteni Hasani do të lëshojë edhe këtë takim shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq në ndeshjen me Vardarin në Kupë, Bejtullai ende nuk është gati për lojë pas pauzës shkaku i lëndimit, ndërsa në kombinim nuk do të jetë edhe Murati që ka shqetësimin e një lëndimi më të lehtë.
Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00, ndërsa brenda ditës pritet vendimi i Komisionit të Disciplinës për incidentet e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës.