MATCH PREVIEW | Xhiroja e 26: Shkëndija-Renova

No image
“Kuqezinjtë” të dielën rikthehen të luajnë si vendas, kur në program është përballja me ekipin lokal, Renovën. Todorovski mungon shkaku i 5 kartonave, rikthehet Çelikoviç.

Shkëndija kërkon të lë pas humbjen e mesjavës dhe vëmendja është ktheyer për të rëmbyer fitore në duelin e rradhës. Xhiroja e 26-të në LPFM sjell përballjen lokale me Renovën e Xhepçishtit, në një takim ku “kuqezinjtë” tre pikët i kanë detyrim. Pas përballjes së ditës së mërkurë skuadra ka kërkuar rikuperim ekspres, duke u përqëndruar për këtë përballje të rëndësishme kampionale.
Shkëndija kërkon fitoren e dytë sezonale kundër Renovës, pasi fituam duelin e fundit, ndërsa dueli i parë sezonal u mbyll me barazim.
“Kuqezinjtë” nuk humbin 6 takimet e fundit me xhepçishtasit, në të cilat kanë shënuar 4 fitore dhe dy barazime.
Egzon Bejtullai është jashtë kombinimit shkaku i lëndimit, për shkak të 5 kartonave të verdhë do të mungojë Bazhe Todorovski, ndërsa në ekip kthehet Ivan Çelikoviç.
Shihni fotogalerinë e plotë
Përballja Shkëndija-Renova luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.

Tags

Share Now

About Author

Related Post