MATCH PREVIEW | Xhiroja e 25-të: Rabotniçki-Shkëndija

No image

“Kuqezinjtë” të mërkurën në Shkup luajnë me Rabotniçkin në kërkim të tre pikëve të reja në luftën për titullin e kampionit. Përballja luhet me fillim në orën 16:00.

Elita e futbollit vendor në mesjavë do të jetë aktive me ndeshjet e xhiros së 25-të. Shkëndija do të jetë mysafire e Rabotniçkit në Shkup, ku imperativi mbetet i pandryshuar, fitore dhe tre pikë. Ndeshja pritet të sjellë vështirësi duke patur parasysh faktin se Rabotniçki është ndër skuadrat më cilësore në vend, mirëpo “kuqezinjtë” besojnë se mund të vazhdojnë serinë pozitive me këtë rival.

Shkëndija nuk njeh disfatë me Rabotniçkin në 7-të përballjet e fundit, në të cilat ka shënuar 5 fitore dhe dy barazime, ndërsa pikërisht ky rival u eliminua këtë vit në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Trajneri Brdariç nuk do të mund të llogarisë vetëm në Bejtullain e lënduar dhe Çelikoviçin e pezulluar për shkak të kartonit të kuq nga ndeshja e dy xhirove më parë me Bregallnicën.

 

Përballja Rabotniçki-Shkëndija luhet të mërkurën në Shkup, me fillim në orën 16:00.
Ndiqni komentin e sulmuesit Marjan Radeski para ndeshjes së nesërme kundër Rabotniçkit.

Tags

Share Now

About Author

Related Post