MATCH PREVIEW | Shkëndija sërish kërkon finalen e Kupës

“Kuqezinjtë” presin Vardarin me epërsi 3:1 nga takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës, ndërsa kërkojnë të materializojnë këtë me kualifikim në finalen e madhe për të dytin vit me rradhë. Takimi Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

 

Shkëndija me optimizëm pret ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, kur në Tetovë përballet me Vardarin. Fitorja 3:1 si mysafir në ndeshjen e parë nxjer Shkëndijën në pozitë të favorshme para takimit të dytë, mirëpo futbollistët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën për të siguruar kualifikimin në finale. Ekipi këto ditë gjithë vëmendjen e ka mbajtur të drejtuar kah takimi me Vardarin, ndërsa stafi teknik përveç përgatitjes tekniko-taktike vazhdimisht nga futbollistët kërkon të mos ndikohet nga rezultati i ndeshjes së parë.

Pavarësisht kësaj skuadra nga minuta e parë do të luajë për fitore të re dhe rezultat që do të sigurojë kualifikim në finalen e Kupës. Mungesë do të jetë vetëm Egzon Bejtullai shkaku i lëndimit, ndërsa futbollistët tjerë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën, me stafin teknik që formacionin që do nisë takimin do ta vendosë para fillimit të ndeshjes. 

Rol të rëndësishëm në arritjen e objektivit për të kapur finalen e madhe pritet të luajnë tifozët, mbështetja e të cilëve jep forcë shtesë futbollistëve.
Përballja e kthimit të gjysmëfinales së Kupës luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. 

 

 

Share Now

Related Post