Marrëveshje me MOL Fehervar FC për Visar Musliun

Shkëndija gjen akord për transferimin e Musliut. Mbrojtësi 24 vjeçar kalon në elitën e futbollit të Hungarisë, ku firmos me MOL Fehervar FC.

Shkëndija dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në rradhët e kampionëve të Hungarisë. 24 vjeçari do të firmosë kontratë me  MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë (30.06.2020).

Visar Musliu largohet nga Shkëndija pas një viti e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi 3 trofe me kuqezinjtë, 2 kampionate dhe 1 Kupë. Ai zhvilloi 62 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Europë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë).

Pas firmosjes me kuqezinjtë në shkurt të vitit 2018 Musliu shpejt u promovua si shtyllë e mbrojtjes, duke dhënë kontribut të madh në sukseset e skuadrës, ndërsa do të mbahet mend edhe për dy golat e tij në finalen e Kupës së Maqedonisë (2018) kundër Pelisterit të fituar 3:0 nga Shkëndija.

Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojnë Visar Musliun për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, ndërsa i dëshirojmë gjithë të mirat dhe suksese në të ardhmen.

Share Now

Related Post