Marko Jovanovski bashkohet me përfaqësuesen e Maqedonisë

No image

Forma e mirë që kalon ka bërë që seleksionuesi Angelovski të ftojë në ekipin përfaqësues gardianin ‘kuqezi’ Marko Jovanovskin.

Portieri i Shkëndijës Marko Jovanovski ka marrë ftesë për t’iu bashkuar ekipi përfaqësues të Maqedonisë për dy ndeshjet kontrolluese më Malin e Zi dhe Libanin. Seleksionuesi i ri i Maqedonisë, Igor Angellovski fton gardianin ‘kuqezi’në mënyrë shtesë, pasi për shkak të lëndimit do të mungojë portieri i Norçepingut të Suedisë, David Mitov Nilsen. Pikërisht Jovanovski si dhe portieri i Granadës së Spanjës, Stole Dimitrievski do të konkukrojnë për pozitën numër një në portën e ekipit përfaqësues të Maqedonisë për sfidat kontrolluese që do të zhvillohen këtë javë. Marko Jovanovski përjeton formë shumë të mirë dhe është një ndër lojtarët më të mirë të Shkëndijës dhe ftesa për në përfaqësuese është satisfaksion shtesë për të dhe klubin. Ai i është bashkuar ekipit në përgatitjet për sfidat me Malin e Zi më 12 nëntor dhe Libanin më 17 nëntor, që të dyja në Shkup.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.