Maribori test i fundit para Daçias

No image

“Kuqezinjtë” të martën me fillim në orën 17:30 përballë kampionëve slloven NK Maribor do të zhvillojnë ndeshjen e tretë dhe të fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Slloveni.

Shkëndija hyn në fazën e fundit të përgatitjeve para pjesëmarrjes në eliminatoret në Liga Evropa, ndërsa seanca e sotme pas dite ka kaluar nën impresionet e shortit dhe përcaktimit të Daçias si kundërshtar i parë. Futbollistët gjithsesi kanë kryer detyrat e tyre me impenjim maksimal dhe me profesionalizëm bëhen gati për sfidat me skuadrën moldave. Të martën ekipi do të zhvillojë testin e tretë në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, pikërisht kundër skuadrës kampione të këtij vendi, NK Maribor.

Ndeshja do të zhvillohet në vendin e quajtur Odranci me fillim në orën 17:30, ndërsa do të jetë provë gjenerale para dueleve me Daçian në eliminatoret e Liga Evropës.