Maqedonia U 21 me katër ‘kuqezi’ kërkon evropianin

No image

Demiri, Radeski, Murati dhe Bejtullai janë ftuar nga seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë për ndeshjet kualifikuese me Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Përfaqësuesja e Maqedonisë U 21 në fillim të shtatorit do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme me Skocinë dhe Irlandën e Veriut në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për të rinjë. Shpresat e vendit janë në lojë për kualifikim dhe në këto suksese kontribut të madh japin edhe futbollistët e Shkëndijës. Seleksionuesi i U 21 Bllagoja Milevski ka shpalosur listën e futbollistëve të ftuar për këto dy përballje dhe në të njëjtën janë përfshirë katër futbollistë të Shkëndijës. Besir Demiri, Marjan Radeski, Mevlan Murati dhe Egzon Bejtullai do të jenë pjesë e shpresave të Maqedonisë në dy takimet e rradhës ku kërkohet suksesi historik dhe kualifikimi në Kampionatin Evropian për të rinjë.

Maqedonia më 2 shtator si mysafire luan me Skocinë, ndërsa katër ditë më vonë (06.09.2016) në Shkup përballet me Irlandën e Veriut.