Maqedonia U 19 fton Zejnullain dhe Fazllagiçin

No image

Seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviç ka dërguar ftesë për Arbin Zejnullain dhe Enis Fazllagiç për të qenë pjesë e kësaj gjenerate në dy ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi në Shkup.

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë më 7 dhe 9 mars në terenet e kompleksit stërvitor të FFM-së do të zhvillojë dy teste ndërkombëtare me përfaqësuesen U 19 të Malit të Zi. Për këto dy takime seleksionuesi i Maqedonisë U 19, Vujadin Stanojkoviç do të llogarisë në dy futbollistë të Shkëndijës. Arbin Zejnullai dhe Enis Fazllagiç kanë marrë ftesë për tu bashkuar me Maqedoninë U 19-të më 6 mars, ndërsa do të përfundojnë angazhimet më 10-të mars kur do të kthehen në shërbim të klubit.