Maqedonia me Hasanin, Ibraimin dhe Zahov-in përballë Shqipërisë

No image

Tre futbollistë të Shkëndijës janë përfshirë në listën e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen kualifikuese me Shqipërinë më 5 shtator në Shkodër. Seleksionuesi Angellovski në press konferencë nuk haroi t’i urojë fat Shkëndijës në ndeshjen me Gentin. ‘Kuqezinjtë’ japin gjithsej 7-të reprezentues për përfaqësuesen A dhe U 21, pasi me shpresat do të grumbullohen Bejtullai, Radeski, Murati dhe Demiri.

zahov-mk

Më 5 shtator fillon cikli eliminator për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi, ndërsa Maqedonia ndeshjen e parë e luan si mysafire e Shqipërisë në Shkodër. Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në takimin e parë kualifikues dhe në të njëjtën janë përfshirë tre futbollistë të Shkëndijës. Ferhan Hasani, Besart Ibraimi dhe portieri Zahov do të jenë pjesë e Maqedonisë dhe ftesa në ekipin përfaqësues vjen pas formës së shfaqur në petkun ‘kuqezi’.

buba-mk ibra-mk

Vlen të ceket se në takimin me gazetarë ku shpalosi listën seleksionuesi Angellovski përgëzoi Shkëndijën për sukseset e arritura në Liga Evropa, ndërsa ka uruar sukses kundër Gentit dhe inkuadrim në fazën e grupeve.

Paraqitjet e shkëlqyeshme të ekipit në eliminatoret e Liga Evropës sjellin efekt edhe jashta klubit, pasi përveç tre futbollistëve në përfaqësuesen A, me U 21 e Maqedonisë do të grumbullohen edhe Besir Demiri, Marjan Radeski, Mevlan Murati dhe Egzon Bejtullai.

Përballja Shqipëri-Maqedoni luhet më 5 shtator në Shkodër.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.