Luksemburgu stacioni i rradhës europian

No image

Kuqezinjtë vazhdojnë paraqitjet në UEFA Europa League dhe të martën (23 korrik) në Shkup në kuadër të raundit të dytë presin kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelange.

Vera europiane vazhdon me intensitet të plotë, pasi çdo mesjavë janë programuar takime në dy kompeticionet e UEFA-së. Pas eliminimit në kualifikimet e Champions League nga ekipi estonez, Nomme Kalju, Shkëndija vazhdon në xhiron e dytë të Europa League ku e presin duele me F91 Dudelange të Luksemburgut.

 

 
Këta të fundit si kampionë të vendit të tyre ishin pjesë e raundit të parë të Champions League, ku u eliminuan nga Valletta-n e Maltës për efekt të përparësisë së golave si mysafir (2:2 në Luksemburg dhe 1:1 në Maltë). Shorti ka caktuar Shkëndijën vendase të ndeshjes së parë dhe e njejta luhet të martën e ardhshme (23 korrik) në Shkup.