LPFM xhiroja e 8-të: Shkëndija-Renova

No image

E mërkura sjell duel të ri për “kuqezinjtë” që në Tetovë në orën 15:30 ndeshen me skuadrën fqinje Renovën në takimin e vlefshëm për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Vazhdon orari ngjeshur i ndeshjeve në skenën vendore pasi Shkëndija të mërkurën përballë Renovës do të zhvillojë takimin e 6-të në 17-të ditët e fundit. Për fat të mirë ekipi ka treguar vazhdimësi dhe në ndeshjen me Renovën hyn me një ecuri pozitive prej 6-të fitoreve në 7-të ndeshje të zhvilluara që e mbajnë skuadrën në vendin e parë në renditje. Në këtë periudhë ekipi ka treguar efikasitet duke patur sulmin më të mirë në ligë me 23 gola të shënuar. Ky ritëm kërkohet të mbahet edhe në takimet e rradhës, kështu që paralel me respektin për Renovën brenda 90-të minutave do të jepet maksimumi për të rëmbyer fitoren e rradhës për të ruajtur kreun e renditjes. Stafi teknik nuk do të mund të llogarisë në Ivan Çelikoviçin e lënduar dhe të rinjtë Shefit Shefiti e Arbin Zejnullai që kanë udhëtuar me ekipin U 19 për ndeshjen me Nitran në Sllovaki në UEFA Youth League, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Takimi Shkëndija-Renova zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30.