Lokomotiv Zagrebi provë gjenerale para Krakovias

No image

Futbollistët ‘kuqezi’ të mërkurën në orën 18:00 përballen me Lokomotiv Zagrebin, në ndeshjen e fundit kontrolluese para përballjeve të Liga Evropës kundër ekipit polak, Krakovia.

Shkëndija ka 9-të ditë deri në takimin e parë në Liga Evropa, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë si vendase. Pasi të hënën ndoqën direkt hedhjen e shortit futbollistët ‘kuqezi’ dhe stafit teknik kanë nisur grumbullimin e informatave në lidhje me kundërshtarin, ndërsa në këtë drejtim tani më do të niset të përgatitet edhe strategjia anti-Krakovia. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ndërsa ngadalë përmirësohet edhe bilansi shëndetësor.
Pas ndeshjes kontrolluese me Wolfsbergerin e Austrisë, në lëndime u ankuan Ibraimi dhe Juffo, ndërsa prej më parë jashta procesit stërvitor të grupit qëndronte Alimi që kishte zgjatur kofshën. Ky i fundit është përmirësuar dukshëm dhe nga e hëna ka nisur të vrapojë lehtë, ndërsa pritet shpejt t’i bashkohet punës me lojtarët tjerë.

4

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ndërsa të mërkurën zhvillon provën gjenerale para përballjeve me Krakovian në Liga Evropa. Kundërshtar i ‘kuqezinjëve’ është Lokomotiv Zagrebi, kundër të cilëve duhet të gjeneralizohen pjesa më e madhe e dilemave për formacionin startues, megjithsë mbetet edhe një javë kur përmes seancave stërvitore stafi teknik do të vendos për 11-shen e parë. Ndeshja Shkëndija-Lokomotiv Zagreb luhet të mërkurën me fillim në orën 18:00 në vendin e quajtur Cirkulane në afërsi të Ptuj-it.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.