Lojtarët shkojnë në pushim pas foto sesionit

No image

Kuqezinjtë kanë realizuar fotografinë zyrtare të sezonit historik të posapërfunduar duke pozuar me dy trofetë, para se stafi teknik t’i përcjellë për pushim të merituar. Përgatitjet verore nisin më 10 qershor, ndërsa faza kryesore do të zhvillohet në Slloveni ku do të luhen tre ndeshje kontrolluese.

 

Shkëndija prej sot (e premte) është në pushim të merituar veror. Foto sesioni ishte aktiviteti i fundit i futbollistëve në sezonin historik 2017/2018 në të cilin kuqezinjtë u paraqitën bindshëm duke fituar titujt në mënyrë rekorde. Kampionati u fitua me sërë rekordesh, ndërsa edhe në Kupë nuk u shfaq një rival i denjë për të ndalur djemtë e trajnerit Osmani. Me dy trofetë që përfunduan në Tetovë, skuadra ka realizuar foto sesion për të memorizuar gjeneratën më të suksesshme në historinë e deritashme të Shkëndijës. Disponim pozitiv dhe batuta ndërmjet grupit karakterizuan atmosferën gjatë realizimit të foto sesionit, ndërsa futbollistët pozuan edhe individualisht me trofetë e kampionatit dhe Kupës.

Shkarkoni  ➡fotografinë zyrtare  

Prej sot (e premte) futbollistët kanë shkuar në pushim të merituar, faza përgatitore do të nisë më 10 qershor, ndërsa faza kryesore do të zhvillohet në Slloveni ku janë paraparë edhe tre ndeshje kontrolluese si përgatitje para paraqitjes në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.