Lëshohen në shitje biletat për takimin Shkëndija-Vardari

No image

KF Shkëndija ka nxjerë në shitje biletat për ndeshjen e rradhës të shtunën me Vardarin. Biletat për startin e sezonit të ri do të shiten me çmim standard prej 100 denarëve. Shkaku i interesimit të madh sugjerojmë tifozëve të vijnë në stadium më herët për të shmangur rëmujat e padëshirueshme në hyrje të stadiumit.

 Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen e rradhës që ekipi ynë do ta luajë si vendas. Prej sot paralel me bletat për spektaklin e 24 gushtit me Milanin, në të njëjtën kohë në shitje janë lëshuar edhe biletat për ndeshjen e të shtunës me Vardarin (12.08.2017) në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri garues 2017/2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Biletat për këtë ndeshje kushtojnë 100 denarë, ndërsa mund të blihen në Fan Shopin e Shkëndijës në qendër të Tetovës dhe ditën e ndeshjes në pikat shitëse të stadiumit. Për takimin me Vardarin do të shiten bileta edhe për në lozhë dhe çmimi i tyre do të jetë 300 denarë. Për shkak të interesimit të madh sugjerojmë gjithë atyre që planfikojnë të jenë prezent në këtë ndeshje të vijnë në stadium më herët dhe të zënë vendet e tyre, për të shmangur rëmujat e padëshirueshme në hyrjet e stadiumit.

Për informacione rreth bieltave na shkruani në [email protected]