Largohet Remzifaik Selmani

No image

KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Remzifaik Selmani. 22 vjeçari u bashkua me kuqezinjtë verën e vitit 2018 dhe regjistroi 6 paraqitje në pjesën e parë të sezonit të kaluar, ndërsa në gjysmëstinorin pranveror luajti i huazuar te KF Llapi në Kosovë.
KF Shkëndija falemenderon Selmanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.