Largohet Duro, Akrapoviç trajner i ri

Drejtuesit e KF Shkëndija kanë ndërperë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm Shpëtim Duro, duke emëruar automatikisht boshnjakun Bruno Akrapoviç si shef të ri të stafit teknik.

Bruno Akrapoviç nga Bosnja e Hercegovina është trajner i ri i Shkëndijës, duke zëvendësuar Shpëtim Duron në këtë post. 48 vjeçari firmos kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi nëse dy palët mbesin të kënaqura me bashkëpunimin. Akrapoviç si futbollist pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Gjermani ku ka luajtur në skuadra të Bundesligës së Parë dhe të Dytë, ndërsa është edhe ish-anëtar i përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës. Në vitin 2008 ka nisur karrierën si ndihmës trajner në Rusi, ndërsa më pas ka ushtruar ekipe të kategorive më të ulta në Kroaci. Së fundmit ka qëndruar në Gjilbraltar, tek ekipi i kategorisë së parë FC Europa.

akrapovic

Gjithçka ka ndodhur në një periudhë prej disa ditëve. Telefonata e parë dhe arritja ime këtu duhej të ishte bisedë informative, mirëpo u përputhëm në mendime, në plane, dëshira edhe klubi edhe unë me njerëzit përgjegjës. Me këtë rast dua të falenderoj sponsorin e klubit, personat përgjegjës që treguan besim dhe unë mendoj se atë besim do ta arsyetoj dhe do të jap gjithçka prej vetes që klubi të vijë në atë nivel që dëshiron dhe meriton. D.m.th. me një sponsor të tillë të fuqishëm dhe me një traditë të tillë të klubit, që nuk është vetëm një klub i thjeshtë, por shumë më shumë se aq, gjë që e kam identifikuar që në moment të parë, mendoj se në një periudhë të afërt do të kemi atë që edhe tifozët tanë besnik e duan, e ajo është vendi i parë në Ligë dhe sukses maksimal të cilin gjithë e dëshirojmë. Do të punojmë të gjithë së bashku që këtë ta realizojmë në afat sa më të shpjetë të mundshëm
, deklaroi trajneri i ri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.

Akrapovic - Bexheti

Jemi këtu për të prezantuar trajnerin e ri të ekipit, zotëri Bruno Akrapoviç me të cilin kemi firmosur kontratë në bazë të bisedimeve për realizim të ambicieve dhe targeteve tona. Më vjen mirë që zotri Bruno kuptoi konceptin tonë dhe pranoi pa kushte të zotohet se do të luftojmë bashkarisht për realizimin e planeve tona. Me këtë rast dua të falënderoj zotëri Fali Ramadanin që na mundësoi të kemi këtu zotëri Brunon, me të cilin besojmë dhe urojmë të ecim përpara. Dua që të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar trajnerin e deritashëm zotëri Shpëtim Duron për bashkëpunimin e deritashëm, duke i dëshiruar shumë sukses në karrierën e mëtutjeshme
, deklaroi kryetari i KF Shkëndija, Prof. Abylmenaf Bexheti.

41

Tekniku boshnjak vjen për të provuar të realizojë ambiciet për të fituar titullin e kampionit dhe duhet të ndjekë 5 pikë negativë ndaj Vardarit, ndërsa gjithashtu duhet të vazhdojë ecurinë e suksesshme në Kupën e Maqedonisë ku ekipi është kualifikuar në gjysmëfinale. Pjesa tjetër e stafit teknik nuk pëson ndryshime, pasi Jeton Beqiri mbetet ndihmës trajner, ndërsa Armend Elezi trajner i portierëve.

210

Ndërkohë paraprakisht  kryesia ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm Shpëtim Duro. Pas analizave të detajuara, është vendosur që në këtë moment ndarja e rrugëve me Duron është zgjidhje më e mirë, duke falënderuar teknikun shqiptar për gjithë kontributin e dhënë për ekipin ‘kuqezi’ në periudhën e kaluar. KF Shkëndija, ish-trajnerit Shpëtim Duro i dëshiron shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

 

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.