Kuqezinjtë zhvilluan ndeshje pas pesë muajve

No image

Me golin e Omar Imerit Shkëndija fitoi 1:0 Gostivarin në ndeshjen e parë kontrolluese të kësaj faze përgatitore, e para për kuqezinjtë pas pesë muajve pauzë shkaku i pandemisë me COVID-19.

Pesë muaj pas ndeshjes së fundit në kuadër të kampionatit të kaluar i ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, kuqezinjtë kthehen të luajnë një ndeshje futbolli, duke u ndeshur me Gostivarin në një takim testues si pjesë e përgatitjeve verore për sezonin e ri dhe pjesëmarrjen në eliminatoret e UEFA Europa League.
Ashtu si pritej, ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës, por kanosjet konkrete ishin të barabarta në të dyja portat. Për tu veçuar vlejnë tentimet e Nafiut për tanët që u devijua në këndore dhe në anën tjetër të djathtës së fortë të Dervishit që kalon mbi traversë. Përkundër lojës më aktive të Shkëndijës që dominonte kontrollin e topit dhe vazhdimisht ishte e vendosur në pjesën kundërshtare, ndryshim nuk pati deri në minutën e 29-të. Goli erdhi pas një aksioni të Ahmedit dhe harkimit të saktë të Nafiut, ndërsa Omar Imeri në shtyllën e dytë ndjek mirë aksionin dhe me goditje vole realizon për epërsi të kuqezinjëve. Deri në fund të pjesës së parë dominimi ishtë tërësisht i tanëve dhe dy mundësi për gol të dytë kishte Nafiu, por në të dyja rastet me pritje të sigurta shfaqej portieri i Gostivarit, Rahmani.

Pjesa e dytë solli tre ndryshime në formacion kur vendin e Zahovit, Ahmedit dhe Totres zunë Rexhepi, Sahal dhe Zejnullai. Shkëndija kishte dy kansoje të mira kur fillimisht Imeri godet bukur, por pak mbi portë, ndërsa më vonë aksionin e bukur nuk e përfundon me gol Alimi që ndalet nga portieri vendas. Më vonë trajneri Gjoka bëri më shumë zëvendësime, duke inkuadruar në lojë gjithë lojtarët që kishte në pankinë, ndërsa për 90-të minuta në terren mbetën vetëm Alimi dhe Merxhani. Kanosjet e Alimit dhe Ramadanit nuk sollën ndryshim, kështu që testi i parë u mbyll me fitore minimale 1:0.

GOSTIVARI-SHKËNDIJA 0:1 (0:1)
Golashënues: Imeri 29′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA
: Zahov, Murati, Krivak, Bejtullai (c), Merxhani, Totre, Alimi, Ahmedi, Imeri, Nafiu, B. Ibraimi.
Luajtën edhe: Rexhepi, Zejnullai, Sahal, Luma, Sadriu, Ramadani, Gashi, Aliti dhe Elezi.
Trajner: Ernest Gjoka 

Share Now

Related Post