Kuqezinjtë vendosen në Talin të Estonisë

No image

Shkëndija tashmë është akomoduar në Talin të Estonisë ku të martën kundër Nomme Kalju zhvillojmë ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të UEFA Champions League.

Kuqezinjtë realizojnë përgatitjet e fundit para sfidës së parë europiane për sezonin garues 2019/2020 dhe kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në takimin me Nomme Kalju-n, skuadra është akomoduar në kryeqendrën e Estonisë.

Ekipi udhëtoi sot drejt Talinit, për të pritur e pushuar ditën e hënë kur në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 18:00 në Maqedoni) në program është seanca stërvitore në “Kadrioru Staadion” ku të martën në orën 19:00 luhet sfida Nomme Kalju-Shkëndija, e vlefshme për raundin e parë eliminator të UEFA Champions League. Paraprakisht në orën 18:30 trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi do të paraqiten në konferencën zyrtare për shtyp.

 

 
Me ekipin nuk ka udhëtuar Stenio Junior që vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar tre javë më parë, ndërsa jashta kombinimit mbetet  edhe përforcimi i fundit Juan Felipe që duhet të pauzojë shkaku i pezullimit me një ndeshje në Kupat e Europës.