Kuqezinjtë vendosen në Krajnska Gora të Sllovenisë

No image
Kampionët kanë udhëtuar drejt Sllovenisë dhe tashmë janë akomoduar në bazën e tyre në Kranjska Gora ku prej 16 qershor deri më 2 korrik do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve para paraqitjes në eliminatoret e UEFA Champions League.
Në përjashtim të ditëve të para kur do të mungojnë futbollistët që kishin angazhime me ekipet pëfaqësuese kur pjesa tjetër e skuadrës ishte në pushim (Bejtullai, Musliu, Radeski, Zejnullai, Imeri, Shefiti dhe Sadriu), nga 19 qershori ekipi do të kompletohet dhe stafi teknik do të ketë në dispozicion 26 lojtarë.Këtë fazë përgatitore e humb Stenio Junior që ka pësuar lëndim të gishtit të madh të këmbës së djathtë në një prej seancat e fundit stërvitore para nisjes drejt Sllovenisë. Ekzaminimet mjekësore kanë treguar contusion dhe natyra e dëmtimit kërkon pushim total 3 javët e ardhshme kur lojtari mund të punojë vetëm në palestër. Sipas ekipit mjekësorë, nëse gjithçka shkon si duhet, Junior pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet europiane.Në Slloveni përveç seancave të rregullta stërvitore janë planifikuar të zhvillohen 4 ndeshje kontrolluese sipas orarit që pason:
19/06/2019 K.F. Shkëndija – NK Olimpija Ljubjanë (Slloveni)
23/06/2019 K.F. Shkëndija – FC Fastav Zlin​ (Republika Çeke)
27/06/2019 K.F. Shkëndija – MSK Zilina (Sllovaki)
01/07/2019 K.F. Shkëndija –  ??? (ditëve në vijim do të vendoset kundërshtari)

Ekspedita e Shkëndijës në Slloveni:
Portierë:
Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Artan Iljazi, Saledin Mustafi;
Mbrojtës:
Egzon Bejtullai, Mevlan Murati, Zija Merxhani, Konstantin Çeshmexhiev, Gledi Mici, Leard Sadriu, Visar Musliu;
Mesfushorë:
Armend Alimi, Besart Rexhepi, Ennur Totre, Arbin Zejnullai, Agim Ibraimi, Berat Beqiri, Zeni Husmani, Florent Ramadani;
Sulmues:
Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Omar Imeri, Shefit Shefiti, Ensar Luma, Jakup Berisha, Valmir Nafiu.

Stafi teknik:
Qatip Osmani (trajner), Bashkim Livoreka (ndihmës trajner), Samet Zejneli (trajner i portirëve), Metin Dalip (trajner kondicional), Festim Ademi (koordinator).