‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë stërvitjet, të premten test i lehtë

No image

Shkëndija vazhdon seancët stërvitore në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit, ndërsa pas dy ditëve me orar të kombinuar, prej sot ekipi është komplet me mungesë vetëm të reprezentuesve. Egzon Bejtullai rikthehet të punojë me ekipin pasi tejkalohen mosamarrëveshjet. Të premten ekipi do të ketë takim kontrollues me anëtarin e Ligës së Tretë, FC Struga.

 ts1

Skuadra ‘kuqezi’ me  përkushtim maksimal vazhdon të përgatitet për sfidat e radhës në kampionat dhe Kupë. Pauza në kampionat për shkak të ndeshjeve eliminatore për botërorin ‘Rusi 2018’ stafit teknik i dha mundësi të pushojë ekipin, të hënën dhe të martën një pjesë e futbollistëve që nuk kanë pasur shumë minutazh ushtruan në dy grupe, ndërsa nga e mërkura ekipi kompletohet dhe vazhdon seancat stërvitore me intenzitet të plotë.

ts3

Mungojnë vetëm reprezentuesit që janë pjesë e përfaqësueses A dhe U  21 të Maqedonisë, ndërsa në stërvitje është rikthyer të punojë me grupin mbrojtësi Egzon Bejtullai. Kryesia dhe futbollisti kanë lënë pas problemet e të së kaluarës dhe janë dokorduar që të Bejtullai t’i rikthehet punës me pjesën tjetër të futbollistëve për tu futur në konkurencë për vend në formacion.

ts2

Ndërkohë për të mbajtur formën e ekipit pasi fundjava nuk sjell ndeshje kampionale, stafi teknik ka caktuar një ndeshje kontrolluese të karakterit më të lehtë me skuadrën e kategorisë së tretë FC Struga. Takimi do të luhet të premten në stadiumin me bar sintetik te Qendra Sportive në Tetovë, me fillim në orën 14:00.