“Kuqezinjtë” udhëtojnë drejt Sllovenisë

Shkëndija të shtunën në mëngjes është nisur drejt Sllovenisë ku periudhën në vijim do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore, ndërsa do të zhvillojë tre takime kontrolluese.

“Kuqezinjtë” prej sot e deri më 20 qershor do të qëndrojnë në Moravske Toplice të Sllovenisë, ku do të vijojnë fazën e dytë të përgatitjeve për përfaqësimin në eliminatoret e Liga Evropës. Trajneri Qatip Osmani me stafin e tij teknik kanë përgatitur planin e punës dhe në periudhën në vazhdim përpos aspektit tekniko-taktik, futbollistët do të punojnë edhe në ngarkesë fizike që vlerësohet shumë e rëndësishme për këtë fazë.

Në drejtim të komponimit të ekipit dhe ngritjes së formës në Slloveni do të zhvillohen tre ndeshje kontrolluese.

 

 

Share Now

Related Post