Kuqezinjtë sot zhvillojnë testin e parë në Slloveni

No image

Shkëndija sot në orën 18:00 përballet me NK Domzalen e Sllovenisë në ndeshjen e parë kontrolluese të kësaj faze përgatitore.

Pas tre ditëve punë në Rogashka Sllatina të Sllovenisë stafi teknik i kuqezinjëve sot do të ketë testin e parë në kuadër të fazës përgatitore për paraqitjen në eliminatoret e Champions League. Shkëndija do të testojë formën momentale përballë ekipit slloven, NK Domzale pjesë e së cilës janë lojtarët shqiptarë nga Maqedonia, Agim Ibraimi e Zeni Husmani si dhe i riu nga Shkodra, Rubin Hebaj. Domzale sezonin e fundit u ndal në vendin e tretë të futbollit slloven, duke siguruar pjesëmarrje në eliminatoret e UEFA Europa League. Përballja Shkëndija-Domzale do të zhvillohet sot në vendin e quajtur Rogatec me fillim në orën 18:00.