Kuqezinjtë socializohen me fëmjët

No image

Shkëndija vazhdon traditën për tu kushtuar vëmendje fëmijëve me nevoja të posaçme. Për të katërtin vit me rradhë kuqezinjtë u shoqëruan me fëmijët e Qendrës Ditore në Tetovë dhe paraleles pranë shkollës fillore ‘Liria’. Trajneri Qatip Osmani dhe futbollistët Ardian Cuculi, Mevlan Murati e Shefit Shefiti vizituan fëmijët në këto paralele, ndërsa me këtë rast u dhuruan edhe pako për Vitin e Ri.


FOTOGALERIA PLOTË

Shkëndija nuk garon vetëm në terren por jep një shembull origjinal edhe në rrafshin social, duke dhënë mesazhin e qartë se këta fëmijë meritojnë të ndjehen të integruar në familjen e madhe kuqezi.