Shkëndija në terren për herë të parë në vitin 2018

No image

Kuqezinjtë rikthehen në terren për herë parë në vitin 2018. Pas grumbullimit të djeshëm sot skuadra punoi e ndarë në dy grupe. Një pjesë e futbollistëve në Prishtinë kryejtën ekzaminimet mjekësore, ndërsa pjesa tjetër zhvilluan seancë stërvitore në Tetovë. Për herë të parë në stërvitje u paraqitën aktivizimet e fundit, portieri Mustafi dhe mbrojtësi Adili, ndërsa Bilalli ishte me grupin në Prishtinë. Pas mungesës së arsyeshme në grumbullimin e parë të enjten dhe të premten ekipit i’u bashkuan Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani, ndërsa të shtunën pritet braziliani Junior.