Armend Alimi dhe Besir Demiri vlerësojnë maksimalisht përballjen e të enjtes me Nefçin, kundërshtarit i japin rolin e favoritit, mirëpo besojnë se Shkëndija ka forcë të befasojë sërish.
Shkëndija e vendosur prej orët e hershme të mëngjesit në Baku, në tokën azerbajxhanase po bën planet e fundit para përballjes së parë të raundit të dytë të Liga Evropës me Nefçin. Ekipi adaptohet me klimën në qytetin e vendosur në bregdet, megjithëse temperaturat janë pak më të ulta se në Maqedoninë e përfshirë nga vapa e madhe këto ditë. Sonte ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, ndërsa atmosferën dhe optimizmin nga tabori ‘kuqezi’ e përcjellin Armend Alimi dhe Besir Demiri.
Dy futbollistët pajtohen se Nefçi është favorit, ka më shumë përvojë dhe luan në teren vendas, mirëpo Shkëndija ashtu si kundër Krakovias edhe tani kërkon të tregojë fytyrën e saj të vërtetë, me një lojë karakteristike që duhet të sjellë rezultat pozitiv. Edhe pse kërkohet fitore apo barazim me gol, Alimi dhe Demiri besojnë se ndeshja e kthimit në Shkup do të vendos për ekipin që do të avansojë në raundin e ardhshëm.
Prononcimet e Armend Alimit dhe Besir Demirit mund t’i ndiqni në videon e bashkangjitur në vazhdim:
Leave us a reply