Kuqezinjtë pranë fëmijëve me nevoja të veçanta

No image

Futbollistët e Shkëndijës për të pestin vit me rradhë prej kur kompania Ecolog sponsorizon klubin, kanë vizituar fëmijët me nevoja të veçanta. Katër lojtarë të ekipit të parë, Izair Emini, Mevlan Murati, Ennur Totre dhe Arbin Zejnullai qëndruan te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’, ndërsa përveç shoqërimit me fëmijët, atyre u dhuruan edhe pako për Vitin e Ri.

Kështu vazhdon një traditë tashmë pesëvjeçare e kuqezinjëve që përmes shembujve të këtillë dëshmojnë se Shkëndija nuk garon vetëm në terren, por jep një model origjinal edhe në rrafshin social, duke dhënë mesazhin e qartë se këta fëmijë meritojnë të ndjehen të integruar në familjen e madhe kuqezi.

Share Now

Related Post