Kuqezinjtë nisin përgatitjet: Të rejat në skuadër

No image

Kuqezinjtë sot të ndarë në dy grupe vijojnë testimet mjekësore në Prishtinë. Përforcimi i fundit Valon Ahmedi ishte risia më e madhe që në grumbullimin e parë të kuqezinjëve për vitin 2020, me çka shënohet starti i fazës përgatitore

Me grumbullimin e djeshëm kuqezinjtë kanë lënë pas pauzën dimërore, duke i’u rikthyer punës dhe angazhimeve në skuadër me startin e fazës përgatitore. Ekipi dje kishte grumbullimin e parë për vitin 2020 dhe skuadra pa humbur kohë menjëherë ka nisur realizimin e plan-programit përgatitor. Përforcimi i fundit Valon Ahmedi ishte risia më e madhe në takimin e parë të kuqezinjëve, që ditëve në vijim do të kenë edhe prurje tjera të planifikuara nga kryesia dhe stafi teknik.

Të rejat në skuadër

Ajo që tashmë llogaritet zyrtare është ndarja me pesë futbollistë edhe atë: Bejtullai, Husmani, Shefiti, Berisha dhe Salajdin Mustafi.
Egzon Bejtullait i skadon kontrata dhe duke parë dëshirën e futbollistit për të vazhduar karrierën jashta vendit, KF Shkëndija i e falemenderon mbrojtësin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen.


Me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi me mesfushorin Zeni Husmani, ndërsa në kërkim të më shumë hapsirave për aktivizim klubi nuk paraqitet pengesë për largimin e Shefit Shefitit dhe Jakup Berishës, ndërsa Salejdin Mustafi në të ardhmen do të kalojë si trajner i portierëve te moshat e klubit.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon të pesë lojtarët për angazhimin e tyre në fanellën kuqezi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen. Sa i përket planit të përgatitjeve, ashtu si në të kaluarën tre-katër ditët e para futbollistët do t’u nënshtrohen matjeve dhe ekzaminimeve mjekësore, për të vijuar më pas me punën në terren. Nga 23 janari deri me 8 shkurt skuadra transferohet në Antalia të Turqisë për fazën kryesore të përgatitjeve, ku mes tjerash do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë cilësorë.

Share Now

Related Post