Kuqezinjtë ngadalë kompletohen për vazhdimin e kampionatit

No image

Kuqezinjtë kanë nisur javën e re duke punuar për vazhdimin e kampionatit dhe përballjen e të dielës me Renovën. Kthehen Alimi e Murati, ndërsa vazhdojnë rikuperimin Bejtullai dhe Radeski të cilët besohet të jenë gati për të dielën.

Shkëndija shfrytëzon në maksimum pauzën e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe përveç punës në aspektin tekniko-taktik e psiko-fizik, në të njejtën kohë kujdes i veçantë i është kushtuar rikuperimit të lojtarëve të lënduar.

Bejtualli, Alimi, Radeski e Murati ishin nën mbikqyrje të ekipit mjekësorë shkaku i shqetësimeve me lëndime dhe disa ditë para ndeshjes me Renovën gjendja e tyre duket e përmirësuar. Armend Alimi dhe Mevlan Murati tashmë janë kthyer të punojnë me grupin, ndërsa ende vrapojnë individualisht Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeski dhe ditëve në vijim do të shihet nëse do të jenë gati për lojë kundër Renovës.

 

Me grupin janë bashkuar edhe Arbin Zejnullai dhe Omar Imeri që ishin të grumbulluar me Shqipërinë U21, ndërsa Leard Sadriu ende ka angazhime me Kosovën U19.

Shkëndija të shtunën e kaluar zhvilloi takim kontrollues me Prishtinën në Tetovë në drejtim të kompensimit të mungesës së ndeshjes kampionale. Stafi teknik në krye me Ernest Gjokën tashmë ka në dispozicion edhe katër ditë për të përgatitur ekipin për vazhdimin e kampionatit, me Renovën si rival të parë në serinë e ndeshjeve që pasojnë.​

Share Now

Related Post