Kuqezinjtë kthehen në stërvitje të pakompletuar

Trajneri Qatip Osmani pas dy ditëve të lira ka grumbulluar vetëm 14-të futbollistë në stërvitje, pasi mungojnë 6-të reprezentues dhe 4 lojtarë tjerë që ankohen në lëndime të lehta.

Shkëndija kthehet në stërvitje me shumë mungesa. Shkaku i pauzës në kampionat për ndeshjet ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, lojtarët kishin dy ditë të lira pas fitores në transfertën me Shkupin (2:1). Stafi teknik sot në dispozicio kishte vetëm 14-të futbollistë, pasi mungonin gjashtë reprezentuesit (Musliu dhe Bejtullai janë grumbulluar me Maqedoninë, Shefiti dhe Zjenullai me Shqipërinë U21, Leard Sadriu me Kosvën U21 dhe Ensar Luma me Maqedoninë U19), ndërsa katër tjerë (Alimi, Murati, Mici dhe Totre) ankohen në lëndime të lehta. Skuadra do të vazhdojë punën me këtë tempo deri në kompletim, për të vazhduar më pas përgatitjet për vazhdimin e garave kur më 16-të shtator në Tetovë pret Rabotniçkin në kuadër të xhiros së pestë në LPFM, ndërsa paraprakisht më 12-të shtator luhet sfida e Kupës me Kozhufin në Gjevgjeli.