Kuqezinjtë gati për testin e dytë në Antali

No image

Shkëndija përgatitet me ritëm të shtuar në tokën turke, ndërsa të enjten zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese të kësaj faze, përballë MFK Karvina nga Republika Çeke.

Kuqezinjtë sot lënë pas ditën e shtatë të përgatitjeve dimërore në Antali të Turqisë dhe skuadra ndjen impaktin e intensitetit të lartë që imponon stafi teknik. Nga dy seanca stërvitore në ditë, të kombinuara me ushtrime force, kondicionale dhe punë tekniko-taktike në terren është “menuja” e përditshme e kuqezinjëve, në përjashtim të ditëve kur nê program kemi ndeshje kontrolluese, me atë që skuadra para dite zhvillon seancë të rregullt stërvitore.

👀

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, January 28, 2020

Në një atmosferë pozitive, por edhe maksimalisht profesionale, gëzon fakti se futbollistët pa asnjë vështirësi po realizojnë plan-programin dhe deri tani fatmirësisht asnjë futbollist nuk është ankuar në lëndim apo shqetësim shëndetësorë. Përjashtim është vetëm Agim Ibraimi që disa ditë me rradhë ishte prekur nga një virozë, por tashmë edhe ai ndjehet më mirë dhe është i gatshëm për të punuar me ngarkesë maksimale.


Niveli i formës momentale të skuadrës do të testohet të enjten kur ekipi nga ora 13:00 (CET) zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese në Antali, kësaj rradhe me rival ekipin MFK Karvina nga Republika Çeke.

Share Now

Related Post