Kuqezinjtë duke bërë maksimumin në pauzën ndërkombëtare

No image

Futbollistët e Shkëndijës ndoshta nuk kanë ndeshje zyrtare këtë fundjavë dhe disa lojtarë kuqezi nuk janë me skuadrën shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese, por pjesa tjetër e ekipit ka vazhduar me punën serioze në seancat stërvitore.

Pas tre ditëve të lira futbollistët nga e mërkura janë duke punuar me intenzitet të shtuar nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani i cili megjithëse me mungesa të konsiderueshme, gjithsesi bashkë me stafin teknik janë duke punuar në drejtim të ngritjes së moralit dhe formës së skuadrës për vazhdimin e kampionatit. Pa gjashtë lojtarët e grumbulluar me ekipet përfaqësuese, stafi teknik varësisht prej nevojës në stërvitje kompleton ekipin me disa futbollistë nga skuadra e juniorëve.

➡️ MaYa.mk