Kupa e Maqedonisë: Rabotniçki-Shkëndija

No image

Të mërkurën “kuqezinjtë” zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, kur nga ora 15:30 në Gjorçe Petrov të Shkupit përballen me Rabotniçkin.

Kupa e Maqedonisë të mërkurën sjell ndeshjet e para të 1/8 së finales dhe Shkëndija 90-të minutëshin e parë do ta zhvillojë si mysafire e Rabotniçkit. Pas ndeshjes së xhiros së 4-t të LPFM-së stafi teknik ka përgatitur ekipin për përballjen e parë të Kupës, duke përgatitur lojë për rezultat pozitiv. Skuadra duket e rikuperuar dhe me formacion të plotë do të pretendojë rezultatin e dëshiruar. Kapiteni Hasani dhe mbrojtësi Cuculi janë rikuperuar nga lëndimet dhe do të jenë në shërbim të trajnerit Osmani, njejtë si gjithë futbollistët tjerë.

FOTOGALERIA E PLOTË

Përballja Rabotniçki-Shkëndija luhet të mërkurën në Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 15:30.