Kundër Nefçit për një histori të re

No image
Shkëndija ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e parë me Nefçin, të enjten në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku të Azerbajxhanit. ‘Kuqezinjtë’ me maturi dhe koncentrim, premtojnë maksimumin për të kërkuar një histori të re evropiane. 
 tra-11
Me recetën e Krakovias të sulmohet Nefçi. Ky është përcaktimi i futbollistëve dhe stafit të Shkëndijës për ndeshjen e parë të raundit të dytë të Liga Evropës, ndërmjet Nefçit nga Azerbajxhani dhe Shkëndijës tonë. Ekipi në mbrëmje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, ku të ejntet kërkohet të shkruhet një tjetër faqe e re e lavdishme në historinë e skuadrës ‘kuqezi’.
Futbollistët në stërvitjen zyrtare reflektuan atmosferë pozitive dhe optimizëm, mirëpo në të njëjtën kohë edhe kujdes dhe respekt maksimal për kundërshtarin, që megjithatë mbetet favorit falë eksperiencës më të madhe në Kupat Evropiane.
Stafi teknik ka pastruar edhe dilemat e fundit para ndeshjes së nesërme, në disponim ka të gjithë futbollistët, ndërsa para ndeshjes do të vendosë për 11-shen që do të nisë takimin.
Takimi Nefçi-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale (ora 18:00 në Maqedoni), e njejta do të transmetohet live në kanalin SS-SS2 të platformës Digitalb.