Kundër Bregallnicës skuadra u kthehet detyrave në kampionat

No image

Pas pauzës dy javore për shkak të startit të ciklit eliminator për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 2018, Shkëndija u kthehet oblgimeve në kampionat kur të dielën në Koçani përballet me Bregallnicën në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

2

Skuadra pauzën e shfrytëzoi për të pushuar pas orarit të ngjeshur në kampionat, Kupë dhe Evropë, ndërsa ditët e fundit ka punaur me formacion të kompletuar pas rikthimit të 7-të reprezentuesve (Hasani, Zahov dhe Ibraimi me përfaqësuesen A dhe Bejtullai, Demiri, Radeski dhe Murati) me përfaqësuesen U 21), ndërsa me ekipin tani më disa ditë ushtrojnë edhe tre përforcimet e fundit nga Argjentina. Ekipi shikon me optimizëm ndeshjen e rradhës dhe nga Koçani synon të rikthehet me tre pikë.

Përballja Bregallnica-Shkëndija në program është të dielën në stadiumin e qytetit në Koçani, me fillim në orën 16:00.

MATCH PREVIEW | Zahov: Bregallnica e përforcuar, por ne kërkojmë tre pikë

Shkëndija me optimizëm pret ndeshjen e të dielës me Bregallnicën në Koçani. Portieri Zahov beson se ekipi do i’a dalë të rrëmbejë tre pikët edhe pse Bregallnica duket e entuziazmuar pas përforcimeve të fundit.