Kryesia vlerëson titullin e ekipit U 17

Presidenti Bexheti, Drejtori i Përgjithshëm për Sport, Ramadani dhe këshilltari i pronarit, Kurtishi kanë pritur në ambientet e klubit trajnerët e ekipit U 17 të Shkëndijës, Berat Imeri dhe Elbasan Munishi, dy futbollistët e kësaj gjenerate, Arbin Zejnullai dhe Ylber Beqiri, si dhe koordinatorin Festim Ademin dhe skautin e klubit Vullnet Eminin. Aryseja e këtij takimi ishte titulli i kampionit i gjeneratës U 17.

 U17
u173

Drejtuesit e klubit vlerësojnë lartë arritjen e ekipit U 17, që fitoi titullin e kampionit në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë. Kjo ka qenë arsyeja që kryesia në formacion me presidentin prof.dr. Abdylmenaf Bexheti, këshilltarin e pronarit z. Agim Kurtishi dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sport, z. Ibrahim Ramadani, kanë organizuar takim me trajnerët e ekipit U 17 të Shkëndijës, Berat Imeri dhe Elbasan Munishi, dy kapitenët e kësaj gjenerate, Arbin Zejnullai dhe Ylber Beqiri, si dhe koordinatorin Festim Ademin dhe skautin e klubit Vullnet Eminin. Presidenti Bexheti nuk ka fshehur kënaqësinë e tij dhe pronarëve për suksesin e arritur nga kjo gjeneratë, që për më tepër që po shënon kontuinitet, duke ditur se U 17 e Shkëndijës e drejtuar nga trajnerët Imeri dhe Munishi edhe vitin e kaluar ishin kampionë të Maqedonisë, arritje kjo e shënuar për herë të parë në histori të klubit. Ky sukses është në përputhmëri me planet strategjike dhe afatgjate të Shkëndijës dhe drejtuesit do të mundohen që në të ardhmen kushtet e punës për grupmoshat e reja të jenë sa më të mira. Me këtë rast kryesia ka paralajmëruar shpërblime simbolike për arritjen e këtij suksesi, ndërsa shpërblimi më i madh do të jetë avansimi i disa të rinjëve në ekipin e parë me firmosjen e kontratave profesionale. Në takim u fol edhe për planet në të ardhmen, suportin që të rinjtë marrin nga logjistika dhe menaxhmenti, ndërsa Ademi dhe Emini njoftuan në detale për ecurinë dhe potencialin që Shkëndija ka në kategoritë e reja. Në fund nga drejtuesit kanë uruar që takime të këtilla të jenë sa më të shpeshta në të ardhmen, duke aluduar në suksese të reja të ekipeve shpresa të Shkëndijës.

U172 U171

Shpërndaje

Të tjera