Krivak: I lumtur të bashkohem me klubin më të mirë në Maqedoni

No image

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes me KF Shkëndija, mbrojtësi Jan Krivak ka folur për kanalin zyrtar të klubit.

  • “Jam i lumtur për këtë mundësi, premtoj se do të luftoj për ngjyrat e klubit”
  • “E dij se Shkëndija vitet e fundit është klubi më i suksesesshëm në Maqedoni”
  • “Kisha më shumë oferta, por kjo ishte më tërheqëse për mua dhe vij me qejf”
  • “Kam luajtur kundër Shkëndjës në miqësore, prej atëherë e ndjek klubin”

Mbrojtësi i ri i Shkëndijës, Jan Krivak ka folur me shumë entuziazëm pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë për 2.5 vitet e ardhshme. Futbollisti kaloi me sukses testet mjekësore në Prishtinë, para se të zyrtarizohej si angazhim i ri i klubit, ndërsa 26-të vjeçari nuk ka fshehur kënaqësinë që bëhet pjesë e Shkëndijës. Krivak duket i njoftuar mirë me ambiciet e klubit dhe premton maksimumin për realizimin e objektivave, ndërsa potencon se ka ndjekur rregullisht Shkëndijën prej dy vite me parë kur si lojtar i Podbrezovës ishte përballur me kuqezinjtë në një ndeshje testuese në Turqi.

Jan Krivak:Përshëndetje Shkëndija. Unë ndjehem shumë mirë, jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe premtoj se do të luftoj për ngjyrat e klubit. E dij se është klubi më i suksesesshëm vitet e fundit në Maqedoni. E dij klubin dhe e kam ndjekur kohët e fundit.”

Jan Krivak: “Të vija këtu sigurisht më bindi fakti se Shkëndija ka ambicie të mëdha. Kisha më shumë oferta, por kjo ishte më tërheqëse për mua. Klubi kërkon tituj, Ligën e Kampionëve dhe është ekip shumë i mirë dhe unë nuk kisha dyshime për të ardhur këtu. Unë dua të luftoj për këtë klub, sepse është klub shumë ambicioz që luan për vendin e parë, mendoj është klubi më i mirë në Maqedoni dhe gjithashtu jam i sigurtë se nuk do të humbim edhe në garat europiane.”

Jan Krivak: “Po unë kam luajtur kundër Shkëndijës në ndeshjet përgatitore në Turqi kur unë isha pjesë e Podbrezovës, ne humbëm 2:0, Shkëndija na dominoi, luajtën shumë mirë. Nga ai moment unë kam mbajtur mend klubin dhe e kam ndjekur vazhdimisht.”

Jan Krivak: “Çka mund të premtoj për tifozët? Mund t’u premtoj tifozëve se do të luftoj për këtë klub dhe unë do të jap gjithçka në terren për ekipin.”

Share Now

Related Post