Krivak: I entuziazmuar për të debutuar në Tetovë

No image

Ndeshja e fundjavës Shkëndija-Makedonija Gj.P. do të luhet pa praninë e publikut. Vendimi vjen me rekomandim të Qeverisë së vendit si preventivë për mos përhapjen e Koronavirusit. Ndërkohë para ndeshjes në fjalë flet mbrojtësi sllovak, Jan Krivak.

Kuqezinjtë janë para ndeshjes së parë zyrtare në Tetovë për vitin 2020, kur të dielën në kuadër të xhiros së 21-të në LPFM presim Makedonija Gj.P. Do të ishte kjo mundësi e mirë që pas një periudhë më të gjatë ekipi të performonte para publikut tetovarë, por fatkeqësisht me vendim të Qeverisë së vendit FFM ka vendosur që ndeshjet e kësaj xhiroje të luhen pa praninë e shikuesve. Me këtë rast për herë të parë në stadiumin e qytetit në Tetovë do të luajë mbrojtësi sllovak, Jan Krivak. 26 vjeçari ishte ndër më të mirët në terren në dy ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror, ndërsa me optimizëm dhe entuziazëm pret paraqitjen e tij të parë në terren vendas.

“Më në fund do kem rastin të luajë në Tetovë, por për fat të keq ndeshje do të luhet pa praninë e publikut të zjartë të Shkëndijës. Tashmë një periudhë jam pjesë e klubit, kam luajtur ndeshjet kontrolluese në fazën përgatitore dhe dy takimet e para të sezonit pranveror, por sigurisht se më entuziazmon fakti që do të kem paraqitjen e parë në terren vendas. Në Kratovë ‘Ballistët’ ishin në tribunë, kam ndjerë përkrahjen e tyre dhe e dij se në Tetovë me ta do të ishte ndryshe. Por gjithsesi edhe pse nuk do të jenë kësaj rradhe në tribunë për të na përkrahur, ne do të japim gjithçka për të triumfuar përballë Makedonija Gj.P.”, shprehet Jan Krivak.

Mbrojtësi i qendrës ndjen keqardhje që të dielën skuadra u ndal me barazim pa gola në Kratovë kundër Sileksit, por beson se ekipi do të jetë në nivel në ndeshjet e ardhshme për të kompensuar negativën ndaj vendit të parë.


“Mendoj se ishim të pafat me Sileksin. Edhe pse mund të kishim luajtur edhe më mirë, por me pak fat do të kishim fituar. Gjithsesi, ajo tashmë mbetet prapa nesh, shohim përpara për të ecur mirë dhe të kompensojmë negativën nga kreu i tabelës. Personalisht nuk kam shumë njohuri për Makedonija Gj.P., por analizojmë kundërshtarin me stafin teknik dhe të gatshëm presim këtë duel. Besoj në performansë pozitive dhe fitore të re”, përfundoi Jan Krivak.

Share Now

Related Post