Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës është vendosur që Shkëndija të përballet me Krakovia nga Polonia. Ndeshja e parë do të luhet më 30 qershor në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në fushë të Krakovias më 7 korrik.
Reaksionet e para pas shortit të Liga Evropës
Pas shortit për dyshet e raundit të parë në Europa League, ku Shkëndija do të përballet ne Krakovian nga Polonia, kapiteni Ferhan Hasani dhe trajneri Bruno Akrapoviq sjellin impresionet e para për kundërshtarin që do kemi përballë.
“Jemi këtu për të ndarë impresionet e para të shortit të Liga Evropës ku do të përballemi me Krakovian e Polonisë. Një kundërshtar i fortë edhe pse nuk kemi shumë informata, por ne jemi të përgatitur për ndeshjen e parë. Kemi edhe 10-të ditë deri në takimin e parë. Do të punojmë maksimalisht për të kaluar këtë pengesë dhe për të shkuar në raundin e dytë. Do të jetë shumë e vështirë, mirëpo unë besoj në shokët e mij dhe në gjithë skuadrën me një angazhim maksimal besoj do të kalojmë në raundin e dytë”, u shpreh kapiteni ‘kuqezi’, Ferhan Hasani.
“Fillimisht përshëndetje për gjithë tifozët e Shkëndijës. Pas shortit çka mund të themi, kemi përballë Krakovian për të cilët nuk dijmë shumë. Mirëpo si në çdo short ka kundërshtarë të fortë dhe të dobër. Kështu që fillimisht duhet të grumbullojmë informata, të informohemi për kundërshtarin dhe të përgatitemi maksimalisht në dhjetët ditët e ardhshme. Të jemi të gatshëm për ato dy ndeshje dhe shpresoj në formë të mirë të lojtarëve të mij dhe nëse vazhdojmë me paraqitje të mira si që kemi treguar deri tani, atëherë jam i bindur se nuk do të jetë e lehtë për kundërshtarin tonë”, deklaroi shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq.
Nefçi ose Balzan kundërshtar nëse kalohet Krakovia
Pas shorit të raundit të parë të Europa League-s, në short tjetër janë caktuar dyshet për raundin e dytë të kësaj gare. Nëse Shkëndija do të kalojë Krakovian e Polonisë, atëherë në raundin e dytë do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Nefçi-t nga Azerbajxhani dhe Balzan-it nga Malta
Leave us a reply