KONKURS | KF Shkëndija shpall konkurs punësimi

No image

KF Shkëndija shpall konkurs për punësim  në pozitat e mëposhtme:

       1. Koordinator i Akademisë
       2. Trajner për moshat e reja të Akademisë
       3. Trajner të portierëve të Akademisë
       4. Trajner kondicional të Akademisë

Kusht i përgjithshëm – Për të gjitha pozitat përparësi do të kenë aplikantët me eksperiencë apo njohuri nga industria e sportit me theks të veçantë, në futboll.

POZITA 1: Koordinator i Akademisë

  • Përgatitje akademike në degën e Sportit.
  • Të posedojë UEFA A Liçensë.
  • Të zotërojë gjuhën maqedonase (shqipe) & gjuhën angleze.
  • Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në përgjithësi dhe përdorimin e aplikacioneve (Word & Excel) në veçanti.
  • Përvojë pune 2 vjeçare në rolin e koordinatorit (ose ngjashëm).
  • Të jetë i aftë të punojë me orar të plotë: 40 orë/ në javë.
  • Klikoni këtu për ➡ KUSHTET

POZITA 2: Trajner për moshat e reja të Akademisë

  • Të ketë përgatitje akademike në degën e edukimit fizik.
  • Të posedojë liçensë UEFA B.
  • Të zotërojë gjuhën maqedonase (shqipe) & me mundësi edhe angleze.
  • Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në përgjithësi dhe përdorimin e aplikacioneve (Word & Excel) në veçanti.
  • Përvojë pune të paktën 2 vjeçare në rolin e trajnerit të paktën me moshat e reja.
  • Të jetë i aftë të punojë me orar të plotë sipas orarit të përpiluar nga koordinatori i akademisë.
  • Klikoni këtu për ➡ KUSHTET

POZITA 3: Trajner i portierëve në Akademi

  • Të ketë përgatitje akademike në degën e edukimit fizik.
  • Të posedojë liçensë UEFA B.
  • Të zotërojë gjuhën maqedonase (shqipe) & me mundësi edhe angleze.
  • Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në përgjithësi dhe përdorimin e aplikacioneve (Word & Excel) në veçanti.
  • Përvojë pune të paktën 2 vjeçare në rolin e trajnerit të portierëve të paktën me moshat.
  • Të jetë i aftë të punojë me orar të plotë sipas orarit të përpiluar nga koordinatori i akademisë.
  • Klikoni këtu për ➡ KUSHTET

POZITA 4: Trajner kondicional në Akademi

  • Të jetë optimalisht i përgatitur fizikisht.
  • Përgatitje adekuate mbi përgatitjen fizike në futboll.
  • Të zotërojë gjuhën maqedonase (shqipe) & me mundësi edhe angleze.
  • Të zotërojë përdorimin e kompjuterit në përgjithësi dhe përdorimin e aplikacioneve (Word & Excel) në veçanti.
  • Përvojë pune të paktën 2 vjeçare në rolin e trajnerit kondicional.
  • Të jetë i aftë të punojë me orar të plotë sipas orarit të përpiluar nga koordinatori i akademisë.
  • Klikoni këtu për ➡ KUSHTET

________________________________________________________________________________________________________

Afati i pranimit të aplikimeve elektronike është 14 ditë nga data e shpalljes (prej 01.11.2019, deri më 14.11.2019 ora 23:59)

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë këto dokumente:

  1. CV-në së bashku me dëshmitë përcjellëse.
  2. Çertifkatat e trajnimeve eventuale.
  3. Kopje të letërnjoftimit dhe pasaportës.
  4. Kopje të patentës për vozitje.

Kandidatët që posedojnë planprogram pune mbi procesin stërvitor të akademisë, kanë përparësi në përzgjedhjen përfundimtare.

Kandidatët e interesuar duhet tì dërgojnë të gjitha dokumentet e lartëpërmendura, përmes postës elektronike (email) : [email protected].

Vërejtje: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga personat zyrtarë për intervistë.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj.