Konferencë për shtyp para ndeshjes me Nomme Kalju

Kuqezinjtë kanë shprehur respekt dhe maturi për kampionin e Estonisë, Nomme Kalju, megjithëse trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi potencojnë bindjen e tyre për rezultat pozitiv.

Sot gjysmë ore para seancës stërvitore në “Kadrioru Staadion” të Talinit, KF Shkëndija ka mbajtur konferencën zyrtare për shtyp para duelit të parë me Nomme Kaljun në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League.
Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi një ditë para ndeshjes kanë folur para mediave estoneze për pritjet e tyre për ndeshjen e parë që luhet të martën.


Shkëndija është e gatshme për lojën e nesërme dhe sigurisht presim rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit. Kemi analizuar mirë ekipin Nomme Kalju dhe mund të them se flasim për skuadër që dëshiron të luajë futboll. Insistojnë të luajnë me mesfushorin qendrorë që nis thuajse çdo aksion të tyre, ndërsa kanë shumë aktiv krahun e majtë. Gjithsesi ne kemi respekt për oponentin dhe kësaj ndeshje si gjithë tjerave i qasemi me seriozitet maksimal dhe fokusi ynë është vetëm te ky takim”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.


“Ndeshjet në Europë dallojnë nga ato kampionale, gjithmonë janë më të vështira. Mirëpo mendoj se kualiteti gjithmonë do të del në pah, eksperienca gjithashtu dhe më i rëndësishëm është motivi dhe qëllimi që kemi. Për ne rezultat pozitiv do të ishte të shënojmë gol dhe mos të pranojmë. Normal kemi dy ndeshje dhe sido që të shkojë ndeshja e nesërme, jam i bindur se fituesi i këtij dueli do të vendoset në Shkup”, u shpreh kapiteni Armend Alimi.

 

 
Pas konferencës pët shtyp, kuqezinjtë në program kanë seancën zyrtare stërvitore në “Kadrioru Staadion” të Talinit, ku të martën nga ora 19:00 sipas kohës lokale (ora 18:00 në Maqedoninë e Veriut) luhet dueli i parë Nomme Kalju-Shkëndija.

Share Now

Related Post